Ramadani: Vrulli joracional drejt kolapsit – Sivjet s’ka institucione qendrore, as Qeveri
Analisti politik Burim Ramadani ka reaguar me kritika të forta ndaj situatës aktuale politike në vend, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator. Në një postim të shkurtër e të fuqishëm, ai shprehu shqetësimin për një rrjedhë politike pa zgjidhje dhe institucione funksionale:“Vrulli…

Lajme
Analisti politik Burim Ramadani ka reaguar me kritika të forta ndaj situatës aktuale politike në vend, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese që ndalon çdo veprim për formimin e Qeverisë deri më 30 shtator.
Në një postim të shkurtër e të fuqishëm, ai shprehu shqetësimin për një rrjedhë politike pa zgjidhje dhe institucione funksionale:“Vrulli joracional drejt kolapsit. Thjesht e qartë në këtë trajektore, sivjet nuk ka institucione qendrore. S’ka Qeveri në vitin 2025″, transmeton lajmi.net.
Me këtë deklaratë, Ramadani tregon reflektimin e vazhdueshëm të kaosit që kërcënon funksionalitetin shtetëror. Sipas tij, vonesat dhe bllokadat nuk përbëjnë thjesht ngadalësim, por rrezik real për stabilitetin institucional dhe jetën e përditshme të qytetarëve./lajmi.net/