Ramadani: Shumica parlamentare shqiptare ekziston, Veç se ajo nuk ndërlidhet assesi me VV-në!

Sot ka dështuar për herë të gjashtë të zgjedhet kryetari i Kuvendit, propozim i partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje. Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur njohësi i zhvillimeve politike, Burim Ramadani. Ramadani tha se ‘shumica parlamentare shqiptare ekziston, veç se ajo nuk ndërlidhet assesi me VV-në’. “Por, zgjedhje të shpejta nuk shoh.…

Lajme

25/04/2025 15:12

Sot ka dështuar për herë të gjashtë të zgjedhet kryetari i Kuvendit, propozim i partisë së parë, Lëvizjes Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur njohësi i zhvillimeve politike, Burim Ramadani.

Ramadani tha se ‘shumica parlamentare shqiptare ekziston, veç se ajo nuk ndërlidhet assesi me VV-në’.

“Por, zgjedhje të shpejta nuk shoh. Prolongim po.Kjo do të mund të ndodh derisa të zgjedhet Kryetari/ja e Kuvendit”, shkruan Ramadani.