Ramadani: Kuvendi po mbetet i bllokuar, ndërsa qytetarët blejnë vetë shiringa e barna për kancer

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me bllokadën e Kuvendit. Ai ka thënë se çdo ditë merr mesazhe nga qytetarë që detyrohen t’i blejnë vetë gjërat më elementare nëpër spitale, nga shiringat e deri te barna të shtrenjta për kancer. “Sot, në vend të kësaj bllokade politike, Kuvendi do të duhej të fliste…

Lajme

13/08/2026 10:06

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka shkruar në lidhje me bllokadën e Kuvendit.

Ai ka thënë se çdo ditë merr mesazhe nga qytetarë që detyrohen t’i blejnë vetë gjërat më elementare nëpër spitale, nga shiringat e deri te barna të shtrenjta për kancer.

“Sot, në vend të kësaj bllokade politike, Kuvendi do të duhej të fliste për këto tema duke ofruar zgjidhje konkrete për këto tema kaq të ndjeshme. Vetëvendosje po e mban të bllokuar institucionin ku duhet të kërkohet llogari për dështimin në shëndetësi. Askush s’po ia konteston fitoren e të drejtat, por ata nuk po i zbatojnë rezultatet e votimit të 7 qershorit!”, ka shkruar Ramadani. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: