Mehmeti-Selimi krahason situatën e sotme me atë të 2014-tës: Ata që na mbajnë leksione për “bllokadën” dikur e quanin dialog politik

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar në lidhje me situatën e sotme në Kuvend të cilën e ka krahasuar me ngërçin politik dhe bllokadën e vitit 2014. Ajo e ka kujtuar se atëherë ishte 183 ditë pa institucione të konstituuara apo gjashtë muaj, ndërsa ka thënë se zgjedhjet u mbajtën më 8 qershor…

Lajme

13/08/2026 11:03

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti Selimi ka shkruar në lidhje me situatën e sotme në Kuvend të cilën e ka krahasuar me ngërçin politik dhe bllokadën e vitit 2014.

Ajo e ka kujtuar se atëherë ishte 183 ditë pa institucione të konstituuara apo gjashtë muaj, ndërsa ka thënë se zgjedhjet u mbajtën më 8 qershor ndërsa Kuvendi u konstituua me 8 dhjetor.

“Sot, ata që na mbajnë leksione për “bllokadën” janë të njëjtët që dikur i quanin gjashtë muajt dialog politik. Standardet nuk duhet të ndryshojnë bashkë me karriget”, ka shtuar Mehmeti Selimi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: