Ramadani: Kurti është “Misionar i Zajednicës”

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar pas deklarimeve të Kurtit rreth marrëveshjes së Ohrit, ku pranoi se në të është edhe Asociacioni. Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Ramadani ironizoi duke thënë se të gjitha protestat e deritanishme nga Kurti nuk kanë qenë për ndalje të “Zajednicës”, por për mos t’ia dhënë dikujt tjetër kënaqësinë…

Lajme

22/03/2023 23:39

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar pas deklarimeve të Kurtit rreth marrëveshjes së Ohrit, ku pranoi se në të është edhe Asociacioni.

Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Ramadani ironizoi duke thënë se të gjitha protestat e deritanishme nga Kurti nuk kanë qenë për ndalje të “Zajednicës”, por për mos t’ia dhënë dikujt tjetër kënaqësinë e nënshkrimit të saj, përcjell lajmi.net.

“Zajednica ishte shumë e shtrenjtë për t’ia lënë në dorë themeluesve të shtetit. Sigurisht që ajo nuk mund të krijohej nga luftëtarët e lirisë, por nga luftuesi i ethshëm i shtetit. Fati e ka shkruar për të. “Misionari i Zajednicës””, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë: