Ramadani: Gabim që kam besuar që pas 5 viteve në Qeveri, Kurti do e kuptojë rëndësinë e stabilitetit institucional

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar falje për deklaratën e tij që Kosova rrezikon të mbetet pa qeveri deri në qershor. Ai thotë se ka besuar se Kurti pas pesë viteve në qeveri do të kuptojë rëndëisnë e stabilitetit institucional. Deklarimi i Ramadanit vjen pasi edhe sot dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës. “Gabim…

Lajme

29/06/2025 17:13

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka kërkuar falje për deklaratën e tij që Kosova rrezikon të mbetet pa qeveri deri në qershor.

Ai thotë se ka besuar se Kurti pas pesë viteve në qeveri do të kuptojë rëndëisnë e stabilitetit institucional.

Deklarimi i Ramadanit vjen pasi edhe sot dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

“Gabim që kam besuar se Kurti – pas gati 5 vitesh në Qeveri – ka filluar të kuptojë rëndësinë e stabilitetit institucional shtetëror dhe Rendit Kushtetues si pjesë e rëndësishme e Sigurisë Kombëtare. Për të tjerët brenda VV-së, më falni por as atëherë dhe as tash nuk besoj që janë diçka tjetër përpos robotë votimi të pa mendje në Kuvend! Përndryshe, si është e mundur që askujt nuk i dëgjohet zëri në tërë këtë maskaradë?”, ka shkruar Ramadani.

Postimi i plotë:

Kërkimfalje publike!

Më 11 shkurt 2025, pra dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në emisionin #Pressing #T7 te #LeonardKerquki kam deklaruar, ndër të tjera, sa vijon:

“…rrezikojmë që të mos ketë Qeveri deri në  qershor…”

Siç duket, atëherë – sigurisht prej vullnetit të mirë – e kam nënvlerësuar kapacitetin dhe aspiratën uzurpuese të ish-Kryeministrit Kurti.

Ju kërkoj falje audiencës së #Pressingut dhe rrjeteve sociale personale për këtë huqje të plotë timen në analizë të zhvillimeve.

Kam besuar që Kurti do të kuptojë – disa javë pas zgjedhjeve – se populli ia ka rrëzuar ‘Referendumin’ dhe, kështu, ia ka rrëzuar ofertën për Qeverinë Kurti3!

Gabimi është imi!

Gabim që kam besuar se Kurti – pas gati 5 vitesh në Qeveri – ka filluar të kuptojë rëndësinë e stabilitetit institucional shtetëror dhe Rendit Kushtetues si pjesë e rëndësishme e Sigurisë Kombëtare.

Për të tjerët brenda VV-së, më falni por as atëherë dhe as tash nuk besoj që janë diçka tjetër përpos robotë votimi të pa mendje në Kuvend!

Përndryshe, si është e mundur që askujt nuk i dëgjohet zëri në tërë këtë maskaradë?

Këtë nuk po e bën Lista Serbe, por udhëheqësi i tyre, që nuk ka mësuar gjë për Sigurinë Kombëtare as pas gati 5 vitesh që udhëheq shtetin (edhe sektorin e sigurisë!).

Po të kishte të paktën një patriot-e aty, do të distancohej nga veprimet kundër Rendit Kushtetues të ish-Kryeministrit Kurti!

Ju falemnderit për mirëkuptim.