Ramabaja për tubimin e VV-së: Po të ishte pranvera, do të vinin edhe tezet e mia
Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke u përpjekur të arsyetojë pjesëmarrjen e ulët në të. Ai tha se tubimi i mbajtur ishte “më i madhi partiak i mbajtur për zgjedhje në historinë moderne të Kosovës”, por për shkak të kushteve të motit, pjesëmarrësit ishin më të pakët. “Ky…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/ra.jpg)
Lajme
Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar tubimin përmbyllës të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, duke u përpjekur të arsyetojë pjesëmarrjen e ulët në të.
Ai tha se tubimi i mbajtur ishte “më i madhi partiak i mbajtur për zgjedhje në historinë moderne të Kosovës”, por për shkak të kushteve të motit, pjesëmarrësit ishin më të pakët.
“Ky është tubimi më i madh partiak i mbajtur për zgjedhje në historinë moderne të Kosovës… po të kish qenë pranvera do të vinin edhe tezet e mija plaka, por janë plaka s’munden me ardh së është minus një”, ka thënë Ramabaja në Debat Plus.
Ky koment erdhi pas kritikave të gazetarit Lirim Mehmetaj, i cili e vlerësoi pjesëmarrjen në tubimin e VV-së si të ulët, duke vlerësuar se numri i të pranishmëve nuk kishte arritur as 10 mijë persona.