Ramabaja: Nuk mund ta gënjeni popullin çdo ditë, as me opinionistë që shajnë në studio
Analisti politik Sadri Ramabaja ka thënë se presidentja ka shpjeguar se ka pasur përpjekje institucionaliste që t’i bind partitë politike të votojnë buxhetin. Sipas Ramabajës, çështja e buxhetit ka mundur të bëhet dhe presidentja ka thënë se ka bindur kryeministrin që ta tërheqë buxhetin e vitit 2026 dhe të shkohet e të votohet vetëm buxheti…
Lajme
Analisti politik Sadri Ramabaja ka thënë se presidentja ka shpjeguar se ka pasur përpjekje institucionaliste që t’i bind partitë politike të votojnë buxhetin.
Sipas Ramabajës, çështja e buxhetit ka mundur të bëhet dhe presidentja ka thënë se ka bindur kryeministrin që ta tërheqë buxhetin e vitit 2026 dhe të shkohet e të votohet vetëm buxheti për Prishtinën, Gjilanin dhe Zveçanin.
“Ngjashëm siç ka pasur përpjekje që të zgjidhet edhe çështja tjetër me RTK-n”, ka shtuar ai.
Ramabaja, me tone kritike, ka thënë se ne jemi mbrapa dy shekuj si rezultat i lojërave të pista.
“Jemi një shekull e ca, dy gati thuajse mbrapa lojërave të pista politike që i kanë bërë në filllet e demokracive të brishta në perëndim”, ka deklaruar ai.
Më tej, Ramabaja ka thënë se nuk mundesh me gënjy popullin.
“Nuk mundesh me gënjy popullin çdo ditë. Nuk mundesh as përmes studio ve edhe 10 opinionist me i sjellë me fy e me sha në adresë të qeverisë… prap qytetari e sheh”, ka thënë Ramabaja.