Ramabaja me gjuhë të Kurtit, i bën çobanë deputetët e ish-opozitës: Duhet të shkonin të ruanin bagëtinë

Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si një përkrahës i flaktë i Albin Kurtit, ka mbështetur deklaratën e kryetarit të VV-së, i cili deputetët e ish-opozitës i ka quajtur “nomad”. Madje, ai ka fyer edhe më rënë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Ramabaja i ka bërë çoban deputetët…

Lajme

20/06/2025 10:17

Analisti Sadri Ramabaja, i cili njihet si një përkrahës i flaktë i Albin Kurtit, ka mbështetur deklaratën e kryetarit të VV-së, i cili deputetët e ish-opozitës i ka quajtur “nomad”.

Madje, ai ka fyer edhe më rënë deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Ramabaja i ka bërë çoban deputetët e partive që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë, duke thënë se ata duhet të shkojnë në ruajnë bagëtinë.

E paktë është t’i quash nomadë ata të cilët nuk janë të aftë të krijojnë institucion. Do të thotë se nuk janë të përgatitur të jenë deputetë, prandaj duhet të shkonin të ruanin bagëtinë, e jo të tallen me popullin. Kjo është fyerje që i bëjnë qytetarët deputetë”, ka deklaruar Ramabaja.

Sipas tij, termi “nomadë” nuk është aspak fyes.

Ai ka thënë se ky term është një përshkrim i butë për sjelljen e opozitës.