Rama: Transformimi më i madh në Prishtinë është mendësia e re
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama gjatë debatit me kundërkandidatët tha se transformimi më i madh që i ka ndodhur kryeqytetit, është ndryshimi i mendësisë. “Prej një mendësie pesimiste që kanë pasur qytetarët e Prishtinës para katër vitesh, sot kemi qytetarë me një mendësi optimiste, sepse sot Prishtina ka vizion, ka projekte transformuese, po transformohet,…

Lajme
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama gjatë debatit me kundërkandidatët tha se transformimi më i madh që i ka ndodhur kryeqytetit, është ndryshimi i mendësisë.
“Prej një mendësie pesimiste që kanë pasur qytetarët e Prishtinës para katër vitesh, sot kemi qytetarë me një mendësi optimiste, sepse sot Prishtina ka vizion, ka projekte transformuese, po transformohet, Prishtina ka njerëz që duan, dinë dhe munden e po i shtyn projektet madhore përpara”, tha ai në Klan Kosova.
“Pra, mendësia optimiste si rezultat i të gjitha iniciativave që ne i kemi marrë”, tha Rama në fund të debatit për atë se për çfarë do të mbahej në mend si kryetar i Prishtinës.