Rama tha se me të gjithë autobusët urbanë në Prishtinë mund të udhëtohet me biletë 80 cent, kjo nuk po vlen për 1-shat për Fushë Kosovë

Nga 1 janari, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim se të gjithë autobusët urbanë në Prishtinë përfshirë edhe ata privat do të lëshojnë bileta ditore që kushtojnë 80 cent. Sipas njoftimit të Komunës dhe kryetarit Përparim Rama, këto bileta do të vlejnë për të gjithë autobusët dhe në të gjitha linjat, shkruan lajmi.net. Kjo nuk…

Lajme

07/01/2025 18:18

Nga 1 janari, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim se të gjithë autobusët urbanë në Prishtinë përfshirë edhe ata privat do të lëshojnë bileta ditore që kushtojnë 80 cent.

Sipas njoftimit të Komunës dhe kryetarit Përparim Rama, këto bileta do të vlejnë për të gjithë autobusët dhe në të gjitha linjat, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk po realizohet me autobusët privat të linjës 1 që shkojnë nga Prishtina në Fushë Kosovë dhe anasjelltas.

Fatmir Mustafa, nga njëra kompani private e kësaj linje ka thënë për lajmi.net se këtë linjë 50% e mbulon Komuna e Prishtinës ndërsa 50% tjetër, Komuna e Fushë Kosovës, e kjo sipas tij po del të jetë problematikë për ta realizuar vendimin që ka marrë Përparim Rama.

“Komuna e Prishtinës ka marrë një vendim të njëanshëm që për mendim temin është i gabuar pa u sinkronizuar me Komunë të Fushë Kosovës për këtë biletën 80 cent. Tash problemi ka ndodh te qytetarët kur po hasin në autobusët tonë privat, 50% e Fushë Kosovës aty po ka pengesa. Ja po duhet me i detyru me i shti biletë me pagu prapë, me një linjë po paguan dy bileta, e kjo për mendimin tim nuk guxon me ndodh hiq ose po duhet me e zbrit në tokë”, ka thënë Mustafa.

Ai e ka parë këtë problem si shumë serioz pasi që sipas tij po duhet të ia sqarojnë çdo udhëtari.

Pronari i një kompanie private të autobusëve të kësaj linje, ka kërkuar që kjo biletë 80 cent të largohet për linjat 1-sh për Fushë Kosovë. /Lajmi.net/ 

Video: