Rama takim me strukturat e Partisë Socialiste: Misioni ynë, ngritja e flamurit shqiptar në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë tha se misioni i kësaj qeverie është ngritja e flamurit të Shqipërisë përkrah flamujve të tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian. Rama është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do jetë ngritja e dytë e flamurit shqiptar. Sipas tij, nuk ka…

Lajme

26/02/2025 18:55

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë tha se misioni i kësaj qeverie është ngritja e flamurit të Shqipërisë përkrah flamujve të tjerë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Rama është shprehur se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do jetë ngritja e dytë e flamurit shqiptar.

Sipas tij, nuk ka dhuratë më të çmuar se sa t’i japësh fëmijëve shqiptarë një pasaportë europiane.

“Bëmë realitet ëndrrat e dikurshme. Të gjithë ne se bashku në emigracion ose jo, e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë të lindësh në një vend të poshtëruar nga brenda dhe nga jashtë”.

“Ky është momentin për të marrë hak për të gjitha dhe për t’u dhënë hakun atyre që janë akoma gjallë dhe atyre që janë fëmijë sot. Nuk mund të bëjmë gjë më të madhe për të rinjtë dhe të reja se sa ta çojmë flamurin shqiptar në rresht me flamujt e tjerë. Kjo është ngritja e dytë e flamurit dhe ne që jemi këtu, jemi ata që e kemi këtë mision”, është shprehur Rama.