Rama sot në Prishtinë për ta zbuluar shtatoren e Ismail Qemalit

Sot në Prishtinë zbulohet shtatorja e heroit Ismail Qemali, ku në ceremoninë e zbulimit të shtatores, i pranishëm pritet të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme

23/05/2015 08:14

Kështu bëhet e ditur në një njoftim të Komunës së Prishtinës, e cila ka organizuar ceremoninë e zbulimit të kësaj shtatore.

Shtatorja do të vendoset para ndërtesës së re të Qeverisë, tek ish- pallati i Shtypit.

Gjatë kësaj ceremonie, do të performojnë kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Idetë e projektit të vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë dhe të Hasan Prishtinës në Vlorë, u patën shpalosë në nëntor të vitit 2014, në një takim të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me delegacionin e intelektualeve nga qyteti i Vlorës.

Vendosja e shtatores e simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptareve si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.