Rama: Punëtorët e rinj të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave, janë sulmuar nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se mbrëmë disa punëtorë të rinj të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave, janë sulmuar nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi”. Ai këtë e ka parë si sabotim politik të kthyer në dhunë. “Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa…

Lajme

28/04/2024 16:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se mbrëmë disa punëtorë të rinj të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave, janë sulmuar nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi”.

Ai këtë e ka parë si sabotim politik të kthyer në dhunë.

“Në rastin e parë dy punonjës të kontraktuar janë sulmuar fizikisht, ndërsa në të dytin punonjës tjerë, po ashtu të kontraktuar, janë ndalur nga disa punonjës të Kompanisë Pastrimi dhe iu janë kërkuar letërnjoftimet dhe të dhëna tjera me qëllim të frikësimit. Organet e Policisë së Kosovës janë informuar dhe menjëherë kanë reaguar në vendin e ngjarjes. Për këtë veprim të menjëhershëm falënderoj Policinë e Kosovës”, ka shkruar Rama.
Ai ka thënë se për më shumë se një vit sabotimi të motivuar politikisht nga menaxhmenti i Kompanisë Pastrimi, Kryeqyteti jonë ka qenë në llumin e mbeturinave. Tani që zgjodhëm problemin, të njëjtit eksponentë eskaluan nga sabotimi në dhunë.
“Dua të sigurojë qytetarët se ne nuk do të ndalemi dhe do ta bëjmë Prishtinën tonë të pastër e të gjelbër”, ka shkruar Rama.
Postimi i plotë: