Rama po i “numëron” qentë që po adoptohen, njofton se nesër do të adoptohet qeni i 1000-të

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nesër (e martë), do të adoptohet qeni i 1000-të endacak. Biles, ai bashkë me drejtorin e e Shërbimeve Publike, z. Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do ta përcjellin nga afër këtë ngjarje, shkruan lajmi.net.  “Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, së bashku me Drejtorin…

Lajme

31/03/2025 16:35

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nesër (e martë), do të adoptohet qeni i 1000-të endacak.

Biles, ai bashkë me drejtorin e e Shërbimeve Publike, z. Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do ta përcjellin nga afër këtë ngjarje, shkruan lajmi.net. 

“Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama, së bashku me Drejtorin e Shërbimeve Publike, z. Bekim Brestovci, dhe ekipin e tij, do të vizitojnë Qendrën për Trajtimin e Qenve Endacak, ku do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër procesin e adoptimit të qenit të 1000-të. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në përpjekjet tona për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Ndonëse janë adaptuar 1000 sosh, qentë endacak vazhdojnë të mbesin problem serioz për qytetarët e kryeqytetit. /Lajmi.net/