Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur. Rama ka thënë se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se, kjo është e papranueshme gjë që, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave. “Për këtë arsye,…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur.
Rama ka thënë se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se, kjo është e papranueshme gjë që, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave.
“Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar Rama.
Postimi:
Jo në Kryeqytet.Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë.
Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës.
Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze./Lajmi.net/