Rama përshëndet ndryshimin në Hungari, uron Magyarin dhe konfirmon forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Hungari
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orbán humbi pushtetin pas 16 vitesh. Përmes një postimi në X, Rama vlerësoi bashkëpunimin me Orbánin dhe rolin e tij në afrimin e Shqipërisë me Hungarinë, duke i uruar atij suksese në fazën e re të jetës. Në të njëjtën…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve në Hungari, ku Viktor Orbán humbi pushtetin pas 16 vitesh.
Përmes një postimi në X, Rama vlerësoi bashkëpunimin me Orbánin dhe rolin e tij në afrimin e Shqipërisë me Hungarinë, duke i uruar atij suksese në fazën e re të jetës.
Në të njëjtën kohë, ai përgëzoi liderin fitues të zgjedhjeve, Péter Magyar, për rezultatin e arritur, duke i uruar suksese në drejtimin e vendit.
Rama shprehu gjithashtu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e re hungareze, me synim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.