Rama nuk e “kursen” Trump-in e bën shaka me gafën e tij, i thotë Macronit se duhet të kërkojë falje që s’ia uroi paqen me Azerbajxhanin

Edi Rama, kryeministër i Shqipëri, i cili është duke marrë pjesë në takimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, ka bërë shaka lidhur me një ngatërresë të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump. Ky i fundit gjatë një konference kishte thënë se kishte arritur të shuante një konflikt mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke…

Lajme

02/10/2025 11:48

Edi Rama, kryeministër i Shqipëri, i cili është duke marrë pjesë në takimet e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, ka bërë shaka lidhur me një ngatërresë të bërë nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ky i fundit gjatë një konference kishte thënë se kishte arritur të shuante një konflikt mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit, duke e arritur paqen mes dy vendeve.

Për këtë, Rama, gjatë një bisede me presidentin francez Emmnauel Macron, i ka thënë këtij të fundit se duhet të kërkojë falje që s’i ka uruar të dy vendet për paqen e arritur, shkruan Gazeta Express.

“Duhet të na kërkoni falje që nuk na uruat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Ai punoi shumë për këtë”, tha Rama.

Në videon e ndarë në rrjetet sociale, shihen teksa qeshin Macron dhe të pranishmit e tjerë.