Rama njofton se ka përfunduar evakuimi i qenve endacak në qendër të Prishtinës: Po vazhdon në zona tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i qenve endacak në zonën 1 që përfshin qendrën e qytetit dhe po vazhdon në zonat e tjera. Sipas Ramës, kjo zonë përfshin sheshet kryesore, hapësirat e Kampusit Universitar, si dhe lagjet Pejton, Ulpianë, Lakrishtë, Dardani, Aktash dhe Muhaxherët, shkruan lajmi.net. “Ky proces bëhet…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka përfunduar evakuimi i qenve endacak në zonën 1 që përfshin qendrën e qytetit dhe po vazhdon në zonat e tjera.
Sipas Ramës, kjo zonë përfshin sheshet kryesore, hapësirat e Kampusit Universitar, si dhe lagjet Pejton, Ulpianë, Lakrishtë, Dardani, Aktash dhe Muhaxherët, shkruan lajmi.net.
“Ky proces bëhet me kujdes maksimal për sigurinë e të gjithëve –, prandaj ka qenë një proces i gjatë dhe kompleks. Synimi ynë është që të gjitha lagjet të hyjnë në “Hartën e zonave të sigurta”! Për këtë na duhet edhe ndihma juaj, të dashur qytetarë!”, thuhet në njoftim.
Përmes një video, qytetarët njoftohen se për çdo shqetësim apo informatë në lidhje me qentë endacak mund të kontaktojnë përmes numrit +383 45 270 001 apo email-it raporto.pr@rks-gov.net.
Postimi i plotë: