Rama në ShBA, takohet me kryetarin e Staten Island: Një konfirmim i qartë i rëndësisë që partnerët tanë amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe Kosovën

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Staten Island, Vito Fossella, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara. Rama ka bërë të ditur se kjo pritje përbën një konfirmim të rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe me Kosovën, transmeton lajmi.net. Gjatë takimit, kryetari Rama…

Lajme

06/12/2025 10:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Staten Island, Vito Fossella, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.

Rama ka bërë të ditur se kjo pritje përbën një konfirmim të rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe me Kosovën, transmeton lajmi.net.

Gjatë takimit, kryetari Rama i dhuroi homologut të tij amerikan statujën simbol të Hyjneshës në Fron, si dhe revistën Prishtina Art, duke i cilësuar këto si përfaqësuese të kulturës dhe miqësisë ndërmjet dy qyteteve.

Ai theksoi se partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it është strategjik dhe se diskutimet u fokusuan në praktikat e mira amerikane që mund të shndërrohen në projekte konkrete për qytetarët e kryeqytetit.

Rama vlerësoi pritjen e ngrohtë dhe respektin institucional të treguar nga Mayor Fossella, duke e cilësuar këtë si dëshmi të miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane—një aleancë që ai e konsideron jetike për të ardhmen e qytetit dhe të vendit.

Postimi i plotë:

Pata nderin të pritem nga Kryetari Vito Fossella në zyrën e tij në Staten Island 🇺🇸 Kjo pritje nuk ishte vetëm një takim miqësor, por një konfirmim i qartë i rëndësisë që partnerët tanë amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe Kosovën.🇽🇰 🇺🇸
Në emër të qytetarëve të Prishtinës, i dhurova Hyjneshën në Fron dhe revistën Prishtina Art, si simbol i kulturës sonë dhe i miqësisë që na bashkon.
Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë.
Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë. 🇺🇸 🤝 🇽🇰/lajmi.net/