Rama në konferencë me Macronin: Rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese

Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili erdhi dje në Shqipëri për samitin e djeshëm, tha se rajoni sheh Francës si një mbështetës besnik. “Rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese, në adresimin e momenteve të vështira që duan akoma…

Lajme

17/05/2025 09:49

Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili erdhi dje në Shqipëri për samitin e djeshëm, tha se rajoni sheh Francës si një mbështetës besnik.

“Rajoni ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnik në të gjitha proceset transformuese, në adresimin e momenteve të vështira që duan akoma të zgjidhen dhe në mbështetjen e gjithë rajonit në Europën e bashkuar”, tha Rama.

Rama tha se bashkë me Macron kanë shtyrë para samitin e Komunitetit Politik Europian.

“Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Komunitetin Politik Europian. Bashkë me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku tanimë ka konsensus të plotë nga të gjithë vendet përbërëse dhe faktikisht po krijohet një substancë e re në marrëdhëniet e vendeve europiane”, tha Rama.