Rama në fjalë hyrëse të samitit: Evropa na do pranë saj, pse të mos imagjinojmë një Aleancë Ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama vendosi theksin të Bashkimi Europian gjatë fjalës së tij të hapjes në Samitin e mbajtur në Tiranë. “Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën. Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet…

Lajme

16/05/2025 13:37

Kryeministri Edi Rama vendosi theksin të Bashkimi Europian gjatë fjalës së tij të hapjes në Samitin e mbajtur në Tiranë.

“Është një mozaik rajonesh, ndjejmë nevojën për një politikë që ripërcakton edhe se si jemi së bashku mes vetes dhe me botën.

Një politikë që e sheh Europën si një shpirt i përbashkët që duhet mbrojtur. Dhe për ta bërë këtë duhet të investojmë edhe tek zemrat dhe mendjet që mbartin me vete shpirtin e Europës.

Përse të mos imagjinojmë një Aleancë ndërkombëtare përtej armatimit. Kërkimesh shkencore, ku territore që ende nuk janë anëtare të bëhen pjesë…Duke nxitur epokën e fundit të rritjes reale…Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë.

T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë. Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin.

Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.