Rama – Mihalit: Trami elektrik në Perëndim nuk ka “viza”, ata janë në Rusi – Mos e ki të ndaluar hyrjen në Evropë, si në Kosovë dikur?

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama i është kundërpërgjigjur Koordinatores për Komitete të VV-së, Dejona Mihalit. Rama i ka parashtruar disa pyetje me “spec” Mihalit, transmeton lajmi.net. “Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke…

Lajme

18/06/2026 21:13

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama i është kundërpërgjigjur Koordinatores për Komitete të VV-së, Dejona Mihalit.

Rama i ka parashtruar disa pyetje me “spec” Mihalit, transmeton lajmi.net.

“Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?”, tha ndër të tjera Rama në postimin e tij.

Postimi i plotë i Perparim Ramës:

Mihajli, paske fol për krimin diçka!
Tregoju popullit të Kosovës:
• Si një person pa funksion shtetnor, pse ke komunikime me ish-kryeshefin e KEK-ut, për çështje operative e vendimmarrje?
• Pse je ftu ne prokurori për skandalin me energji të Martin Berishaj/GEN?
• Pse emni yt përmendet në hetimet me rastin e rezervave shtetnore? Keni vjedh në grunë edhe në vaj. Imagjino!
“Aktiviste”, ti e din që ka edhe shumë pyetje tjera per ty? Prandaj, Dejona Mihajli, të “uroj ngushëllime”. Agjenda juaj përçarëse është shpërfaq.
Sa për informatë, trami elektrik nuk ka “viza”. Ata me “viza” janë në Rusi. Në Perëndim janë elektrikë. Mos e ki të ndalume hyrjen në Evropë, çysh e ke pas të ndalume dikur në Kosovë?/lajmi.net/