Sveçla përshëndet aksionin me 60 kg drogë të sekuestruar: Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe AKI-së, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike. “Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis në funksion të garantimit të sigurisë publike, mbrojtjes së të rinjve tanë dhe ruajtjes…
Lajme
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe AKI-së, i cili rezultoi me arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve substancë narkotike.
“Lufta ndaj narkotikëve mbetet e pakompromis në funksion të garantimit të sigurisë publike, mbrojtjes së të rinjve tanë dhe ruajtjes së një mjedisi të shëndetshëm e të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Sveçla, transmeton lajmi.net.
Ai vlerësoi aksionin si dëshmi të profesionalizmit dhe vendosmërisë së institucioneve të sigurisë në luftën kundër krimit të organizuar.
“Ky operacion dëshmon profesionalizmin, përkushtimin dhe vendosmërinë e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit të narkotikëve”, theksoi ministri.
Sveçla shtoi se bashkëpunimi ndërinstitucional është vendimtar për rezultate të tilla në terren.
“Bashkëpunimi i ngushtë ndërinstitucional mbetet kyç për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, duke forcuar sigurinë e qytetarëve dhe rendin në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.
Aksioni i zhvilluar në Prishtinë dhe Ferizaj çoi në sekuestrimin e rreth 60 kilogramëve marihuanë dhe arrestimin e katër personave të dyshuar./lajmi.net/