Rama: Lokacioni dhe plani për palestrën multisportive janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajrullah Çeku në lidhje me deklaratën për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike. Rama, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes dhe se Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës…

Lajme

04/01/2025 16:53

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka reaguar Ministrit Hajrullah Çeku në lidhje me deklaratën për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Rama, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes dhe se Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë.

Ai thotë se qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim dhe jo propagandë politike.

Postimi i plotë:

REAGIM!

Në lidhje me deklaratën e Ministrit Hajrullah Çeku për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike:

1. Lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes. Në seancën e fundit (04.12.2024), kjo bllokadë u shoqërua me shkatërrim të pronës publike dhe ndërhyrje të policisë!2. Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë, me projekte të plota urbanistike dhe përpjekje të vazhdueshme për miratim.

Përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj. Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën. Komuna do të vazhdojë të punojë për të realizuar projektet e rëndësishme, pavarësisht bllokimeve politike. Retorika e gabuar dhe veprimet destruktive nuk do të na ndalin!

Qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim, jo propagandë politike. Dokumentet që vërtetojnë përpjekjet tona janë publike dhe të qasshme për të gjithë!