Rama: Lavdi dëshmorëve të Kosovës, bekuar qoftë ushtria e sapolindur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pas miratimit në parim të pakos së ligjeve për këtë forcë.
Lajme
Në një postim në rrjetin social facebook, Rama ka postuar një fotografi të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe një tjetër ku shihen ushtarët e FSK-së, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar. “Lavdi dëshmorëve të Kosovës dhe bekuar qoftë ushtria e sapolindur e Republikës së Kosovës”.
Ndryshe deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot më shumicë unanime kanë miratuar tri-projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës.
Pas kalimit të këtyre projekt-ligjeve, Republika e Kosovës gjendet shumë afër formimit të Ushtrisë së saj.
Në votimin e tri-projektligjeve që u bë sot, nuk kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Listës Serbe. /Lajmi.net/