Rama: Kur morëm detyrën, inkurajohej vjedhja – gjithë populli ishte zhytur në borxhe
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Gramshit, kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama bëri një krahasim të shkurtër me atë se si ka qenë Shqipëria para dhe pas qeverisjes socialiste sipas tij. Ai u shpreh se në…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Gramshit, kërkoi votën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Duke folur për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Rama bëri një krahasim të shkurtër me atë se si ka qenë Shqipëria para dhe pas qeverisjes socialiste sipas tij.
Ai u shpreh se në 12 vite, Partia Socialiste ka bërë atë që s’ka bërë asnjë parti, pasi më përpara sipas tij gjysma e popullit inkurajohej të vidhte, e se të gjithë ishin të zhytur në borxhe.
Më pas, kryesocialisti u ndal tek drejtësia, duke thënë se Altin Dumani, e prokurorë të tjerë të SPAK-ut po kryejnë punën për barazi para ligjit, e se me hyrjen e vendit në unionin evropian, reforma në drejtësi sipas tij nuk do të cenohet nga opozita, që ai e quan “kënetë”.
“Në 12 vjet kemi bërë atë që ska bërë asnjë parti. Se kur morëm detyrën, gjysma e popullit inkurajohej të vidhte gjysmën tjetër. E i gjithë populli ishte i zhytur në borxhe. Ndaj dhe ne jemi të pragu i BE. Sot, barazimi para ligjit me Altin Dumanin e disa prokurorë të tjerë, po përpiqen ta bëjnë realitet, duke u mbështetur tek reforma që bëmë ne, që e garanton vetëm, kjo forcë politike , me mua në krye. E nuk ka nevojë për të sjellë prova, se këneta thotë që duhet përmbysur kjo drejtësi. E thotë do shkrijë SPAK-un, e thotë bufi, e si do bëni më të rinjtë ju këtu? Se unë me Dritanin kemi vetëm eksperiencën tonë dhe që gjërat të mos kthehen mbrapsht. Ka vetëm një mënyrë që asnjë shqiptar i zgjedhur nga ju në vitet dhe dekadat që vijnë, të mos spërdridhet më, e të mos kthejë kokën mbrapa. E futët Shqipërinë në BE, nuk guxon njeri të bëjë numra me ligjin. Se ajo është e shenjtë për atë shtëpi”, tha Rama.