Rama: Kosovës gëzuar pavarësinë, keqardhje që s’mund të jem në manifestimin e solidaritetit me pengjet e UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në protestën e sotme me kërkesën për drejtësi në gjykimin e katër ish -drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Më herët është njoftuar se kryeministri Rama do të udhëtojë për në SHBA, ku me ftesën e presidentit Donald Trump do të marrë…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shprehu keqardhjen që nuk mund të jetë i pranishëm në protestën e sotme me kërkesën për drejtësi në gjykimin e katër ish -drejtuesve të UÇK-së në Hagë.
Më herët është njoftuar se kryeministri Rama do të udhëtojë për në SHBA, ku me ftesën e presidentit Donald Trump do të marrë pjesë në Bordin e Paqes.
Rama një ditë më parë ishte në Prishtinë dhe u takua me drejtuesit e e institucioneve të Kosovës.
“Dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkroi në Facebook, kryeministri Rama.