Rama jep raporte alarmante: 50% e shkollave në kryeqytet kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka treguar të dhënat nga raporti i sigurisë që është realizuar në shkollat e kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca. Ai ka thënë se bazuar në këtë raport, rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet. “Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, kam ftuar në…
Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka treguar të dhënat nga raporti i sigurisë që është realizuar në shkollat e kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.
Ai ka thënë se bazuar në këtë raport, rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj çështjeje, kam ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfiksat dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave. Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren”,ka njoftuar Rama.
Ai ka thënë se çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave.
“Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/