Rama ia kthen Muratit për punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’: Shiko emailin, kemi kërkuar urgjent alokimin, po e bllokon

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, kanë përplasur Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit dhe Komunën e Prishtinës të drejtuar nga Përparim Rama. Të mërkurën, Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka thënë se “shpallja e tenderit dhe nënshkrimi i kontratës 18 milionë euro për Sheshin Xhorxh Bush nga Komuna e Prishtinës…

Lajme

30/04/2025 20:46

Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, kanë përplasur Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit dhe Komunën e Prishtinës të drejtuar nga Përparim Rama.

Të mërkurën, Hekuran Murati, ministër në detyrë i Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka thënë se “shpallja e tenderit dhe nënshkrimi i kontratës 18 milionë euro për Sheshin Xhorxh Bush nga Komuna e Prishtinës është bërë pa pasur buxhetin e nevojshëm të ndarë, gjë që është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”.

Atij i është përgjigjur Rama, i cili përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe emailin, ku kërkohet alokimi i buxhetit.

“Hekuran, duke qenë se prapë iu paske bashkuar shokëve të partisë në aksionin për “bllokim”, ju lutem gjeni pak kohë të shikoni emailin që ju kemi dërguar, dy ditë më parë! Për herë të dytë, ta kemi dërguar kërkesën urgjente për alokimin e buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2025, të miratuar nga Asambleja e Kryeqytetit, e që ti vazhdon ta bllokosh. Ti po rrezikon që qytetarët e Kryeqytetit të mbeten pa shërbime elementare ndaj tyre! Kryji punët e tua”, ka shkruar Rama në Facebook.