Rama i përgjigjet ambasadave evropiane: Belinda nuk akuzohet për korrupsion!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut. Në një përgjigje për reagimet e ambasadave kryesore evropiane, kreu i ekzekutivit theksoi se qëllimi i qeverisë mbetet i palëkundur: “Shqipëria në BE brenda 2030-ës”, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Rama ironizoi…

Lajme

13/03/2026 08:22

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e quajti të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një përgjigje për reagimet e ambasadave kryesore evropiane, kreu i ekzekutivit theksoi se qëllimi i qeverisë mbetet i palëkundur: “Shqipëria në BE brenda 2030-ës”, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Rama ironizoi opozitën, që e priti vendimin e Kuvendit me protestë, teksa u shpreh se “shoqata e molotovëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë”, ndërsa shtoi se Kuvendi e refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem.