Rama: Helena më çoi fjalë se donte veç fjalën time në këtë funeral të Kadaresë, i qëndroi besnike atij

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tregoi në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin e madh, Ismail Kadares, se bashkëshortja e tij, Helena Kadare, gjithashtu shkrimtare, i kërkoi që veç ai të mbante fjalim përpara se më i dashuri i saj të përcillej për në varrezat e Tufinës në Tiranë. Rama tha se kështu, Helena i qëndroi…

Lajme

03/07/2024 12:48

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tregoi në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin e madh, Ismail Kadares, se bashkëshortja e tij, Helena Kadare, gjithashtu shkrimtare, i kërkoi që veç ai të mbante fjalim përpara se më i dashuri i saj të përcillej për në varrezat e Tufinës në Tiranë.

Rama tha se kështu, Helena i qëndroi besnike bashkëshortit të saj.

“Kur edhe Helna do më sillte fjalë se donte veç fjalën time, duke i qëndruar besnike Isit të saj, i cili kishte një alergji të rënde nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm, të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por edhe si dikush që ismail e lidh te kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësia, mu pranë arkëmortit të njeriut që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur. ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës, mu bë një siklet i ububushëm. Po aq i rrallë sa dalje në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet nderimet, fjalimet. Në fakt sa e mora vesh që vdiq, dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes ceremoniale, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga vetë presidenti i Francës”, shtoi ai.

Paraprakisht, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u mbajtën homazhe publike në nderim të Kadaresë.

Ismail Kadare vdiq të hën në mëngjes, pas një sulmi në zemër. Kosova dhe Shqipëria mbajnë zi për humbjen e shkrimtarit më të madh ndonjëherë.