Rama: Gramoz Ruçi kryetar i Kuvendit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe njeriu që drejtoi fushatën në Qarkun e Fierit, në shtator do të ulet në karrigen e kreut të Kuvendit.

Lajme

06/07/2017 22:03

Kryeministri Edi Rama deklaroi për herë të parë në Top Story me Sokol Ballën se Gramoz Ruçi është emri i përzgjedhur prej tij për të zënë karrigen e lënë bosh nga Ilir Meta.

Rama tha se është 100 përqind i bindur për këtë, por pritet vetëm vendimi i vetë Gramoz Ruçit.

“Për mua 100 përqind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Kryeministri.