Rama flet në telefon me Zelenskyn, ja çfarë diskutuan
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “X” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Zelensky ndau detaje nga biseda, duke falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Ai theksoi se diskutoi me kryeministrin Rama për projekte të përbashkëta dhe mundësi e…

Bota
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “X” se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Zelensky ndau detaje nga biseda, duke falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës. Ai theksoi se diskutoi me kryeministrin Rama për projekte të përbashkëta dhe mundësi e perspektiva të reja.
“Kam pasur një bisedë të mirë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera,” shkruan Zelensky.
Përveç kësaj, ai u shpreh se është thelbësore që Evropa të jetë pjesë e tryezës së bisedimeve për paqen, duke shtuar se çdo diskutim lidhur me Ukrainën duhet të ketë pjesëmarrjen e Ukrainës.
“Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka në lidhje me Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës, dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës,” theksoi ai.
Zelensky theksoi se një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuara për një marrëveshje janë të domosdoshme për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
I had a good conversation with the Prime Minister of Albania, @ediramaal, and thanked the Albanian government and the people for their support of Ukraine and our people.
We discussed many salient topics— joint projects and broader prospects.
We also talked about European…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 22, 2025