“Jetoj aq gjatë sa ka vendosur Zoti” – BBC me reportazh për Qamile Marran, 117-vjeçaren që mund të jetë personi më i vjetër në botë
Qamile Marra, një shqiptare 117-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi historia e saj është bërë pjesë e një videoreportazhi të BBC Global Women. Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, në kohën e sundimit osman, ndërsa në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte 36 vjeçe, transmeton lajmi.net. Pjesën…
Lajme
Qamile Marra, një shqiptare 117-vjeçare, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, pasi historia e saj është bërë pjesë e një videoreportazhi të BBC Global Women.
Marra tregon se ka lindur më 19 gusht 1909, në kohën e sundimit osman, ndërsa në prag të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ishte 36 vjeçe, transmeton lajmi.net.
Pjesën më të madhe të jetës, ajo e ka kaluar në një fshat shqiptar, ku është marrë me punët e bujqësisë, kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë. E rrethuar nga natyra dhe pemët frutore, ajo ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese tradicionale.
E pyetur për jetëgjatësinë e saj, Marra ka dhënë një përgjigje të thjeshtë, duke ia lënë gjithçka vullnetit hyjnor.
“Jeton aq gjatë sa ka vendosur Zoti”, ka deklaruar ajo për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP).
Nëse datëlindja e saj konfirmohet zyrtarisht, Qamile Marra do të ishte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që është ende gjallë.
Megjithatë, mosha e saj duhet të verifikohet përmes dokumentacionit përkatës përpara se të mund të njihet zyrtarisht si personi më i moshuar në botë./lajmi.net/