Rama: Ekipet mjekësore janë në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet mjekësore janë në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës së sotme, e cila do mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së. Rama ka thënë se autoambulanca me ekip shëndetësor ndodhet në rrugën “Fehmi Agani”, e gatshme të ofrojë ndihmë në…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet mjekësore janë në dispozicion për çdo nevojë që mund të paraqitet gjatë protestës së sotme, e cila do mbahet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së.
Rama ka thënë se autoambulanca me ekip shëndetësor ndodhet në rrugën “Fehmi Agani”, e gatshme të ofrojë ndihmë në çdo moment.
“Kryeqyteti është pranë qytetarëve Ekipet tona janë aty për ju, për të ndihmuar, për të kujdesur dhe për të qëndruar afër, si gjithmonë. Prishtina është e juaja – dhe ne jemi me ju! ”, ka shkruar Rama.