Rama: Edhe shkolla fillore e mesme e ulët “Nazim Gafurri” me mësim gjithëditor
Kryetari i kryeqytetit ,Përparim Rama, ka njoftuar se shkolla fillore e mesme e ulët ‘’Nazim Gafurri’’ ka filluar me mësim tërëditor. Ai bëri të ditur se kjo është shkolla e pestë në kryeqytet me mësim tërëditor. ‘’500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme,…
Lajme
Kryetari i kryeqytetit ,Përparim Rama, ka njoftuar se shkolla fillore e mesme e ulët ‘’Nazim Gafurri’’ ka filluar me mësim tërëditor.
Ai bëri të ditur se kjo është shkolla e pestë në kryeqytet me mësim tërëditor.
‘’500 nxënësit e këtij institucioni arsimor, jo vetëm që po ndjekin mësime në kabinete moderne për lëndë të ndryshme, por tani kanë hapësira për art, shkencë dhe socializim, si dhe tabela digjitale për një mësim më interaktiv, por gjithashtu po ushqehen me gjella të ngrohta, sallatë dhe fruta të freskëta të përgatitura nga kuzhina qendrore’’-theksoi ai
Rama shtoi se janë duke punuar për të krijuar një ambient që mbështet mirqënien e nxënësve.
”Me dollapë personalë për nxënës, po krijojmë një ambient që jo vetëm mbështet mësimin, por edhe mirëqenien e fëmijëve tanë” tha ai./Lajmi.net/