Rama e Tadiq u dakorduan për tejkalimin e tensioneve
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, janë takuar sot në Beograd, ku kanë biseduar për marrëdhëniet e dy shteteve dhe për situatën politike, të sigurisë dhe ekonomike në rajon.
Lajme
Ata kanë rënë dakord se është e domosdoshme që të tejkalohen tensionet e shkaktuara me incidentin në ndeshjen e luajtur më parë të futbollit midis Serbisë dhe Shqipërisë dhe kanë rënë dakord se Serbia dhe Shqipëria duhet të fillojnë në mënyrë të pavarur, pa ndihmën e Bashkimit Evropian, t’i zgjidhin çështjet e hapura bilaterale.
“Tadiqi dhe Rama kanë përfunduar se me një trajtim të tillë me përgjegjësi të zgjidhjes së problemeve do të ngrisnin kredibilitetin ndërkombëtar të dy shteteve dhe do të lehtësonin procesin e integrimeve evropiane”, ka kumtuar Partia Socialdemokrate e Serbisë, transmeton Koha.net.