Rama e pret në Tiranë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi. “Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte,…

Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur ditën e sotme në Tiranë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka ndarë edhe pamje nga takimi.
“Kryeministria – Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, ka shkruar Rama.
Ndryshe sot në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian, ku do të marrin pjesë lider nga vende të ndryshme të Evropës./Lajmi.net/