Rama e merr shembull Londrën: Një rrugë ikonike atje është kthyer në shesh, Prishtina duhet të jetë në hap me qytetet perëndimore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se një rrugë ikonike në Londër “Oxford Street”, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë. Sipas tij, kjo është trend në qytetet perëndimore prandaj duhet të bëhet edhe në Prishtinë. “Rruga ikonike e Londrës dhe e njohur botërisht, Oxford Street, do të…

Lajme

17/09/2024 10:30

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se një rrugë ikonike në Londër “Oxford Street”, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë.

Sipas tij, kjo është trend në qytetet perëndimore prandaj duhet të bëhet edhe në Prishtinë.

“Rruga ikonike e Londrës dhe e njohur botërisht, Oxford Street, do të mbyllet për automjete dhe do të shndërrohet në shesh për këmbësorë. Kështu njoftoi sot Kryetari i Londrës, Sadiq Khan. Ky është një trend në qytetet perëndimore të cilat i kanë orientuar politikat e tyre drejt zhvillimit të qëndrueshëm. Më shumë hapësira për këmbësorë, më shumë gjelbërim, e më pak automjete në qendra të qyteteve. Prishtina duhet, dhe do të jetë në hap me qytetet perëndimore dhe lider në rajon për këtë transformim”, ka shkruar Rama. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë: