Rama bën me sy, në tryezën me Lulzim Bashën (Video)
Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha janë takuar në pallatin e Kongreseve në një tryezë për reformën në drejtësi.

Lajme
Momentet e para të takimit duket se janë shoqëruar me buzëqeshje dhe shkelje syri nga ana e kryeministrit Rama.
Ndërkaq mësohet se Basha e Rama i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit para se kamerat të hyjnë brenda sallës ku është duke u zhvilluar takimi. Të pranishëm janë gjithashtu, nga PD Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi, Fatmir Xhafaj i PS-së dhe Petrit Vasili i LSI-së.