Rama: Autoriteti i Aviacionit Civil njihet nga NATO, përmbush plotësisht standardet
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, tha kryeministri i Shqipërisë, të enjten, më 24 korrik. Rama tha se Autoriteti i Aviacionit Civil përmbush plotësisht standardet e përcaktuara nga NATO. Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, shefi i ekzekutivit e cilësoi këtë si lajm të mirë. “Dhe…

Lajme
Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për vlefshmërinë ajrore, tha kryeministri i Shqipërisë, të enjten, më 24 korrik.
Rama tha se Autoriteti i Aviacionit Civil përmbush plotësisht standardet e përcaktuara nga NATO.
Përmes një videoje të ndarë në rrjetet sociale, shefi i ekzekutivit e cilësoi këtë si lajm të mirë.
“Dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
“NATO arrin në përfundimin se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është plotësisht në përputhje me kërkesat për t’u bërë një autoritet i vlefshmërisë ajrore i njohur nga NATO, siç përcaktohet nga NAWP dhe sipas procesit të njohjes së NATO-s (NRP)”, thuhet ndër të tjera në videon e ndarë nga kryeministri Rama.