Rama akuzon qeverinë se ka bllokuar shumicën e projekteve në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar në një konferencë për media “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës se ka bllokuar shumicën e projekteve që kanë qenë të planifikuara të realizohen e që sipas Ramës zvarritja e realizimit të tyre është në dëm…

Lajme

09/01/2025 11:32

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar në një konferencë për media “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës se ka bllokuar shumicën e projekteve që kanë qenë të planifikuara të realizohen e që sipas Ramës zvarritja e realizimit të tyre është në dëm të kryeqytetit ndër to projekti për qentë endacak, për lojërat mesdhetare dhe unaza e kryeqytetit.

Rama në një konferencë për medie tha se “Sfida kryesore është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematik duke stimuluar adoptimin. Deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak, dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”.

Tutje ai ka shtuar se çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare, i cili ka koston 206 milionë eurove vazhdon të qëndrojë si një projekt të mos përkrahet nga qeveria sepse nuk e shohin si një projekt me rëndësi të madhe për kryeqytetin apo për Kosovën.

“Projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit. Kosova është e varur nga buxheti 49.8 për qind vjen nga Prishtina dhe se ky projekt madhor”, tha ai.

“Çështja tjetër është nënkalimi “Agim Ramadani” i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banor të kryeqyteti. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”, tha Rama.