Rakiq: Apostolova t`i bëjë publike marrëveshjet
Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq i ka bërë thirrje shefes së Zyres së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova që të publikojë dokumentacionin e plotë të marrëveshjes për revitalizimin e urës dhe ndërtimin e objektit të Universitetit.

Lajme
“Procedurën e plotë të tenderimit dhe procedurat financiare të projektit janë kryer nga zyra e ambasadores Apostolova, kështu që ne kërkojmë që ato kontrata të bëhen publike sepse nuk duam që të jemi bashkëpunëtorë të lëvizjeve të këqija të zonjës Apostolova, për të cilat jam i sigurt, se nuk e ka mbështetjen e Brukselit zyrtar”, ka thënë Rakiq, raporton Tanjug.
Një ditë më parë shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se vendimin për anulimin e projektit për ndërtimin e Universitetit dhe Qendrës Kulturore në Mitrovicën veriore, e kanë sjellë institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, dhe ky vendim nuk ka asnjë lidhje me revitalizimin e urës kryesore mbi lumen Ibër në Mitrovicë
Bashkimi Evropian, javën e kaluar ka anuluar projektet me vlerë prej 7.8 milionë euro, për shkak se autoritetet komunale të Mitrovicës veriore nuk i kanë larguar objektet e ndërtuara në mënyrë ilegale, në afërsi të hapësirës ku do të duhej të fillonin ndërtimet, gjë që ishte e domosdoshme për qasje në zonat e ndërtimit.