Raketat e Hamasit kalojnë mbi aeroplanin e Scholzit, ekuipazhi shtrihet për tokë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë brenda në një aeroplani në Tel Aviv së bashku me pasagjerë të tjerë kur janë dëgjuar disa raketa të grupit terrorist Hamas. Me të rënë alarmi i sulmit ajror, Scholzit dhe të gjithë pasagjerëve tjerë iu kërkua qe me mirësjellje të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin me fytyra…

Bota

17/10/2023 22:49

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka qenë brenda në një aeroplani në Tel Aviv së bashku me pasagjerë të tjerë kur janë dëgjuar disa raketa të grupit terrorist Hamas.

Me të rënë alarmi i sulmit ajror, Scholzit dhe të gjithë pasagjerëve tjerë iu kërkua qe me mirësjellje të zbrisnin nga avioni dhe të shtriheshin me fytyra në asfalt për një siguri më të madhe, shkruan lajmi.net.

Po ashtu raportohet se Scholz nuk përfilli urdhrat por shkoi në një kontejner për t’u strehuar. Pas disa minutash, pasagjerët arritën të hipnin sërish në aeroplan, raportojnë mediet gjermane.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se ai kishte diskutuar mënyrat për të marrë ndihma humanitare për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës.

“Gjermania dhe Izraeli janë të bashkuar si shtete demokratike, duke vepruar në bazë të drejtësisë dhe ligjit edhe në situata ekstreme… Kam diskutuar me kryeministrin Netanyahu mënyrat për t’i lejuar njerëzit në Gaza të marrin ndihmë humanitare sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi Scholz në konferencën për shtyp që dha me kryeministrin izraelit.

“Ne duam të mbrojmë civilët dhe të parandalojmë vdekjet e civilëve”, tha kancelari gjerman. /lajmi.net/