Raiola: Kemi ide të qarta se ku duhet Haaland të shkojë

Agjenti Mino Raiola është pyetur sërish mbi të ardhmen e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Sport

09/12/2021 14:53

Norvegjezi kërkohet nga top klubet evropiane, derisa në verë mund t’i aktivizohet klauzola e lirimit me vlerë 75 milionë euro, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Raiola ka bërë me dije se tashmë Haaland ka ide të qartë se në cilën skuadër duhet të transferohet.

“Kemi menduar që dy vite. Kemi ide të qarta se ku Erling duhet të shkojë dhe sigurisht do shikojmë çfarë na ofrojnë. Do isha agjent i keq nëse nuk do shikoja. Mund të kemi influencë në afatin kalimtar me një lojtar si Erling”, tha ai për “Sport1”.

Ndërkohë, top klubet evropiane, si Real Madrid, PSG, Manchester City, Manchester United, Bayern Munich dhe Chelsea kanë shprehur interesim për norvegjezin./Lajmi.net