Raiola: Guardiola është m*t

Agjenti shumë i njohur, Mino Raiola ka fyer rëndë trajneri aktual të Bayern Munichut, Pep Guardiolën, për të cilin ka thënë se është një m*t.

Sport

01/02/2015 19:24

Raiola është tejet i mllefosur me Pep Guardiolën, për shkak të trajtimit që i ka bërë ai sulmuesit suedez, Zlatan Ibrahimovicit te skuadra e Barcelonës.

“Si një person, Guardiola është thjesht një mut, por si një trajner është i madh”, tha Raiola.

“Ishte pikërisht Guardiola ai që e solli Ibrahimovicin te Barcelona, por pastaj ai e trajtoi shumë keq”, përfundoi Raiola.

Përndryshe, Ibrahimovic nuk kishte marrëdhënie të mira me trajnerin Pep Guardiola te Barcelona, dhe kështu u largua nga Camp Nou.