Rahoveci shpëton nga shkuarja në zgjedhje, Afrim Dina i AAK-së zgjidhet kryesues?
Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit është bërë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo kjo Komunë ende nuk ka arritur që ta zgjedh kryesuesin e Kuvendit.
Lajme
Nëse kryesuesi nuk zgjidhet deri sonte në orën 00:00, atëherë Komuna rrezikon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Mirëpo, lajmi.net merr vesh se tashmë bllokada është tejkaluar dhe se është krijuar kuorumi prej së paku 16 asambleistëve.
“LDK-ja ka hequr dorë nga bllokada dhe tashmë kuorumi është me 18 asambleistë. Afrim Dina i AAK pritet të zgjidhet kryesues”, kanë thënë burime për lajmi.net.
Mbledhja pritet të përfundojë së shpejti dhe Rahoveci të shpetojë nga shkuarje në zgjedhje për Asamble.
Deri më tash mungesa e kourimit ishte si pasojë e bojkotit nga asambleistët e PDK-së dhe LDK-së.
Në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit ishin Sali Sallteku nga PDK, Afrim Dina nga AAK dhe Fehmi Cena nga LDK.
Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar. /Lajmi.net/