Rahovec: Derisa ishte në pyll e gjuajtën me armë, iu dëmtua vetëm vetura

Një person ka raportuar në Polici se derisa po qëndronte në pyll dikush kishte shtënë me armë zjarri drejt tij. Viktima shpëtoi pa lëndime ndërsa dëme materiale pësoi vetura e tij, shkruan lajmi.net. “Rahovec / 14.10.2024 – 15:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një…

Lajme

15/10/2024 09:45

Një person ka raportuar në Polici se derisa po qëndronte në pyll dikush kishte shtënë me armë zjarri drejt tij.

Viktima shpëtoi pa lëndime ndërsa dëme materiale pësoi vetura e tij, shkruan lajmi.net.

“Rahovec / 14.10.2024 – 15:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ka qenë me veturën e tij në pyll, një person i dyshuar ka shtënë me armë në drejtim të tij dhe kishte qëlluar veturën. Përveç dëmeve materiale në veturë nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/