Rafuna thotë se nuk arriti kurrë të fitoj në konkurimet e tij në QKK: Nuk mundesh me fitu një konkurs që janë të përcaktuar ata që fitojnë

Aktori dhe skenaristi i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka reaguar ashpër përmes një postimi të gjatë lidhur me konkurrimin e tij në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), duke shprehur zhgënjimin e thellë për mënyrën si menaxhohen fondet publike në kulturë.   Rafuna ka treguar se ka aplikuar disa herë me skenarë për film artistik të…

Lajme

14/07/2025 14:48

Aktori dhe skenaristi i njohur kosovar, Naser Rafuna, ka reaguar ashpër përmes një postimi të gjatë lidhur me konkurrimin e tij në Qendrën Kinematografike të Kosovës (QKK), duke shprehur zhgënjimin e thellë për mënyrën si menaxhohen fondet publike në kulturë.

 

Rafuna ka treguar se ka aplikuar disa herë me skenarë për film artistik të metrazhit të gjatë, përfshirë edhe bashkëpunime me emra të njohur ndërkombëtarë, fitues të Oscar-it dhe Cannes-it, por nuk ka arritur asnjëherë të fitojë. Në postimin e tij të fundit, ai shpreh bindjen se edhe në këtë konkurs të fundit nuk do të jetë përfitues, duke akuzuar drejtpërdrejt QKK-në dhe Ministrinë e Kulturës për mungesë transparence dhe për favore të parapërgatitura.

 

“S’mundësh me fitu në një konkurs që i shtyhet afati për arsye se ata që janë përcaktuar të fitojnë, nuk kishin gati dokumentacionin me kohë… apo edhe për ata që dikur ishin pjesë e QKK-së,” shkruan Rafuna.

 

Ai ka kritikuar edhe qasjen e Kryeministrit Albin Kurti ndaj kulturës, duke thënë se, ndonëse është mjeshtër në përdorimin e fjalëve dhe promovimin e ngjarjeve kulturore në rrjetet sociale, nuk ka ndërmarrë hapa realë për të reformuar institucionet kulturore dhe për të ndarë fondet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

 

“Çdo premierë, çdo koncert, çdo ekspozitë bëhet skenë madhështore, kur ai vlerëson vargje kritike e celebrative… por asnjëherë nuk skicoj një imazh të vërtetë të Ministrisë së Kulturës – e shndërruar tash në fondacion të OJQ-ve apo rrugë furnizimi për të afërm,” thekson Rafuna në postim.

 

Aktori e mbyll reagimin e tij me një mesazh të drejtpërdrejtë për Qeverinë Kurti:

 

“Nuk kemi nevojë për mëshirë e as për lutje, përpos drejtësisë. Kemi shpresuar në drejtësi – jo në trashje të kapjes.”

Postimi i tij i plotë: